Ndërsa këngëtarja Mariah Carey ishte duke pushuar në ishullin Capri në Itali dhe në Hamptons muajin e kaluar, dikush hyri në shtëpinë e saj në Atlanta, raporton Page Six.
Policia konfirmoi vjedhjen, e cila u raportua më 27 korrik dhe shtoi se hetimet janë ende të hapura, ndaj informacionet janë të kufizuara. Nuk dihet ende se çfarë kanë marrë hajdutët.
Vetëm dy ditë para vjedhjes, Mariah postoi një foto të shtëpisë së saj të re në rrjetet sociale dhe etiketoi agjencinë e pasurive të patundshme që e ndihmoi të gjente shtëpinë e saj të ëndrrave. Mariah Carey nuk ka folur ende për vjedhjen.
Pak ditë para depërtimit, Mariah kishte postuar foto nga pushimet./FrontOnline/