Këngëtarja e njohur Ari Lennox u arrestua dje në Amsterdam pasi pretendoi në rrjetet sociale se ishte profilizuar në mënyrë racore në aeroport.
Këngëtarja amerikane u ndalua në aeroportin Shiphol nga policia ushtarake holandeze, e cila merret me sigurimin e aeroportit.
Lennox shkroi në llogarinë e saj në Twitter se ajo u arrestua në Amsterdam sepse “reagoi” pasi një grua e karakterizoi atë në mënyrë racore. Policia i tha Reuters se ajo u arrestua për shkak të sjelljes së saj agresive ndaj punonjësit të linjës ajrore dhe për shkak se ishte e dehur në publik.
Autoritetet holandeze kanë refuzuar të thonë se kur ajo do të lirohet nga paraburgimi, duke përmendur një hetim në vazhdim për kërcënime të tjera që ata pretendojnë se i ka bërë Lennox.
Lennox postoi në Twitter për incidentin ndërsa ishte duke kaluar nëpër procedurat e aeroportit.
“Dua vetëm të shkoj në shtëpi. Nuk do të largohem më kurrë nga shtëpia”, ka shkruar këngëtarja.
Zëdhënësi i policisë Robert van Kapel i tha Reuters: “Njësiti ynë hasi në një grua me reagime shumë emocionale, e cila nuk u qetësua. Kjo është arsyeja pse ajo duhej të ndalohej”. /FrontOnline/