Këngëtarja 22-vjeçare Tallia Storm mbështeti idenë e ndalimit të njerëzve mbi moshën 40 vjeçe që të shkojnë në klube nate, pasi ministri britanik Michael Gove u pa duke u argëtuar gjatë gjithë natës në një klub tekno.
Drejtuesit e emisionit ‘Good Morning Britain’ të martën diskutuan me këngëtaren nëse klubet e natës duhet të ndalohen për ata mbi 40 vjeç dhe Talia padyshim që i pëlqeu ideja dhe tha se njerëzit e moshuar duhet t’ia lënë argëtimin e natës të rinjve, transmeton FrontOnline.
“Unë nuk dua të shkoj në një klub dhe të shoh babin, miqtë e tij ose gjyshin duke kërcyer”, tha ajo, duke shtuar se të moshuarit kanë më shumë mundësi për të dalë sesa të rinjtë.
Tallia postoi në Twitter pas intervistës së saj, duke bërë shaka se nëna e saj do ta dëbonte nga shtëpia kur të dëgjonte atë që tha. Dhe ndërsa disa mbështetën mendimin e saj, të tjerët e kundërshtuan atë.
“Diskriminimi në çdo formë është i papranueshëm. Hidhini një sy së pari vetes”, shkroi një përdorues i Twitter. “Mosha është vetëm një numër. Askush nuk duhet të pushojë së shijuari jetën”, shkroi komentuesi tjetër./FrontOnline/