Marilyn Manson do të dorëzohet në Departamentin e Policisë së Los Anxhelos për dy akuza penale për sulmin ndaj kameramanes, i cili pretendohet të ketë ndodhur në koncertin e tij në gusht 2019, raporton revista People, transmeton FrontOnline. Procedimet penale do të fillojnë më pas në Gjykatën e Rrethit New Hampshire. Policia lëshoi një urdhër arresti një muaj më parë, në maj, por Manson nuk tregoi dëshirë të kthehej në New Hampshire dhe të përgjigjej për akuzat.
Në një intervistë me revistën People, avokati i këngëtarit Howard King tha se gjykata mund ta dënojë atë me një vit burg dhe një gjobë prej 2,000 dollarësh pasi kameramania kërkoi më shumë se 35,000 dollarë dëmshpërblim sepse një sasi e vogël e pështymës ra në kontakt me dorën e saj. Sipas dëshmitarëve, Manson e pështyu kameramanen dhe e nuhati. “Nuk është sekret që Manson pëlqen të jetë provokues në skenë, veçanërisht para kamerës. Pasi kërkuam prova të dëmit të pretenduar, kurrë nuk morëm një përgjigje. Këto akuza janë qesharake, por ne do të bashkëpunojmë me autoritetet”, shtoi King./FrontOnline/