Marilyn Manson iu dorëzua policisë pasi u lëshua një urdhër për arrestimin e tij për sulmin ndaj një kameramani. Sulmi ndaj kameramanit ndodhi në koncertin e tij në gusht 2019. Ai akuzohet sepse pështyma konsiderohet “kontakt fizik i paautorizuar”. Viktima nuk u plagos, por një pjesë e pështymës së Manson ra në krahun e saj. Manson u dorëzua në Departamentin e Policisë Gilford dhe Shefi i Policisë Anthony Burpee tha se këngëtari u la i lirë me kusht pas marrjes në pyetje. Avokati i Manson më parë deklaroi se pështyma e Manson aksidentalisht përfundoi në dorën e kameramanes dhe se ajo kërkoi 35 mijë dollarë për këtë. “Proceset u ngritën pasi kameramanja kërkoi më shumë se 35,000 dollarë dëmshpërblim sepse një sasi e vogël e pështymës ra në kontakt me dorën e saj. Kur i kërkuam asaj të na siguronte prova, ajo nuk u përgjigj. Këto pretendime janë të pakuptimta, por ne do të bashkëpunojë me autoritetet si dhe deri më tani”, tha avokati i Manson, Howard King. Pavarësisht kësaj, tre dëshmitarë nga koncerti, duke përfshirë një roje sigurie, i thanë revistës “People” se panë Manson “duke e pështyrë kameramanen./FrontOnline/