Këngëtari Marilyn Manson kishte një dhomë të vogël qelqi të papërshkueshme nga zëri në apartamentin e tij në Hollivud, ku mbyllte gratë me të cilat takohej, sipas revistës Rolling Stone.
Disa njerëz që kishin lidhje me muzikantin provokues, emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner, thanë se hapësira ishte “një izolim i përdorur për të torturuar mendërisht gratë”. Sipas këtyre burimeve, ai e quajti atë një “dhomë për vajzat e këqija”.
“Ai gjithmonë kishte një ton humoristik dhe mburravec”, tha Ashley Walters, ish-asistentja e Manson që e paditi atë për sulm seksual, duke pretenduar se i pëlqente t’u tregonte njerëzve për dhomën.
Vetë Manson e përmendi dhomën gjatë paraqitjeve në media, përfshirë në një intervistë të vitit 2011 me V Magazine. Në maj 2021, Ashley Morgan Smithline, një nga dhjetëra gratë që akuzuan Manson për abuzim, i tha revistës People se ai e mbylli atë në një dhomë kur ajo e zemëroi atë.
Këngëtarja Phoebe Bridgers shkroi në Twitter në shkurt se kur ajo vizitoi shtëpinë e Manson si adoleshente, ajo e quajti një nga dhomat një “dhomë përdhunimi”, por ajo e konsideroi atë thjesht një sens humori të tmerrshëm në atë kohë.
Ryan Brown, një tjetër nga ish-asistentët e Manson, tha gjithashtu se dhoma ekzistonte, por mohoi të kishte parë ndonjëherë një grua të mbyllur në të.
Shumë gra e kanë akuzuar publikisht Manson për abuzim seksual, fizik dhe psikologjik. Evan Rachel Wood tha se muzikanti e kishte abuzuar me të teksa ata ishin në lidhje nga viti 2007 deri në vitin 2010. Aktorja e Game of Thrones Esmé Bianco paditi Manson, duke pretenduar se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe seksualisht.
Manson i kishte mohuar më herët akuzat kundër tij, duke shkruar në një postim në Instagram në shkurt se akuzat e fundit rreth tij ishin një “shtrembërim i tmerrshëm i realitetit”.
“Marrëdhëniet e mia intime kanë qenë gjithmonë plotësisht konsensuale”, tha ai.
Raporti i Rolling Stone bazohet në 55 intervista me njerëz që e njihnin Manson. Ata thanë se muzikanti ishte në gjendje të fshihte abuzimin e tij pas personazhit të Marilyn Manson, i cili gjithashtu krijoi një industri muzikore që mbështeti dhe përfitoi nga pamja e tij demonike./FrontOnline/