Ditëve të fundit kanë bërë bujë ftesat e emisioneve televizive për këngëtarët, hoxhallarët e politikanët për t’i komentuar ndeshjet e “Euro 2020”.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, shkruan FrontOnline.
“Timonieri” i Gjilanit ka shprehur mirëkuptim ndaj kësaj dukurie, derisa ka thënë se “futbolli është për të gjithë”.
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/4433242220022088
Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:
“Ka filluar Kampionati Europian dhe po vërehet një entuziazëm nga të gjithë njerëzit, pavarësisht profesionit dhe nacionalitetit. Duke parë shkrimet që po kritikohen pse po thirren në studio, këngëtarët, artistët, politikanët, etj – kam një përgjigje. Futbolli është për të gjithë, është edhe i hoxhës dhe i priftit”./FrontOnline/