Në televizionin ATV, në programin “Context” udhëhequr nga Leart Hoxha, si temë të fundit, ka pasur “Kufijtë seksistë”, teksa të ftuar kishte disa nga figura të rëndësishme për të diskutuar rreth kësaj teme.
Ndërkohë, moderatori përmend dy projekte muzikore nga të dy artistët e estradës që janë Getinjo dhe Don Xhoni. Kënga “Lavire” nga Getinjo dhe Don Xhoni në njërin nga klipet teksa i referohet gruas si “bitch” që në gjuhën shqipe i bie bushtër.
Këto referime kanë qenë shqetësuese për moderatorin gjithashtu edhe të ftuarit. Në vazhdimësi, Getinjo ka reaguar në rrjete sociale duke shkruar se pëse nuk është i ftuar të flasë vetë rreth kësaj këngë, gjithashtu në postimin e tij nuk i mungojnë edhe ofendimet.
Ndërsa, Don Xhoni ka ‘kërcënuar’ në një farë forme se do lansojë një projekt muzikor me 40 femra ruse të zhveshura./Lajmi.net/