Këngëtarja dhe artsistja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Kanita Suma, ka publikuar këngën e saj të radhës e titulluar “Alone”.
Pa dyshim një super hit i punar nga “Deda Music”, Deard Sylejmani, ndërsa me teskt të shkruar nga vetë artistja.
Për vijat melodike është përkujdesur Liro derisa kjo këngë është duke synuar tregn ndërkombëtar sikurse edhe kënga tjetër e Kanitës, “Don’t let me go” që tashmë numëron mbi 100 milion shikime në të gjitha platformat online e po vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën.
Mirëpo këto nuk do të jenë projektet e vetme të Kanitës të cilat po synojnë audiencën në botë, zemrat e të cilave tashmë vetëm i ka fituar me këngën “Don’t let me go”.
Për Gazetën Infokus, Kanita ka treguar se është duke punuar dhe së shpejti do të vijë me një këngë të re në shqip, e po të njëjtit zhanër, por edhe me instrumente tradicionale të lidhura me modernen që pritet të vijë në muajin qershor.
Kujtojmë se Kanita qysh në moshë të re është marrë me muzikë ku ka fituar një sërë çmimesh në projekte televizive dhe ka marrë pjesë në festivale të njohura shqiptare.
Kanita Suma ka lindur më 26 korrik 2001 në një familje shqiptare në qytetin e Shkupit, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, aktualisht Maqedonia e Veriut.
Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, Kanita mori vëmendje ndërsa mbajti audicione për serinë e dytë të X Factor Albania më 2012 dhe përfundoi në vendin e katërt.
Ajo vazhdoi karrierën e saj muzikore dhe mori pjesë në Kënga Magjike në dy raste, më 2014 dhe 2018.
Në vitin 2019, ajo mori pjesë në konkursin para-përzgjedhës Festivali i Këngës, në mënyrë që ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 me këngën “Ankth”.
Në janar të vitit 2020, u publikua kënga “Fllad” dhe arriti numrin e shtatëdhjetë e tetë në Shqipëri.
Në vazhdim po ju lëmë të shijoni tingujt e kësaj kënge që po kalon kufijtë e shqiptarisë.