DJ i famshëm botëror, Martin Garrix së bashku me U2 Bono dhe The Edge do ta krijojnë këngën zyrtare të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ia ka besuar këtë punë të madhe holandezit Garrix, shkruan FrontOnline.
Tashmë, Garrix e ka kompozuar këngën dhe ka ftuar yjet e rokut për t’iu bashkuar atij në këtë projekt.
“The Sun” zbulon se ata janë parë së fundmi në Londër, ku besohet se kanë xhiruar klipin e himnit zyrtar të “Euro 2020”.
DJ me famë botërore është tifoz i futbollit, teksa u porosit për të shkruar këngën zyrtare të “Euro 2020”, në tetor të vitit 2019./FrontOnline/