×
  • Vip
  • Vip

    Kënga “Kudo të shoh ty”: Një rrëfim për kujtimet që na ndjekin

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2021

    “Ndonjëherë, kur një person mungon, e tërë bota duket e shpopulluar” (Lamartine). Ndërsa, “muzika është mënyra hyjnore për ta rrëfyer … gjërat poetike të zemrës” (Pablo Casals).

    Kënga “Kudo të shoh ty” është rrëfim për vetminë, kur na mungon dikush, apo kur e kërkojmë veten e kur e gjejmë atë, dhe shohim që nuk është e përputhshme, në pajtueshmëri me botën, sepse mungon diçka e rëndësishme – esenciale. Është rrëfim dhembjeje, për dashurinë e humbur apo për humbjen e personit të dashur. Është rrëfim çlirimi, sepse ballafaqohet me hidhërimin – me të vërtetën. Nuk njeh gjini; nuk specifikon asgjë, por pasqyron momentin e caktuar në jetë nëpër të cilin çdokush mund të kalojë.

    Sipas shumë njohësve të muzikës që e kanë dëgjuar këtë realizim, para publikimit, “Kudo të shoh ty” është këngë e pazakontë për mënyrën se si është konceptuar, konstruktuar dhe se si e përçon mesazhin. Aq më shumë që ka qenë e përfunduar më 2006, për të pritur 15 vjet, në një si test nëse mosha e ndryshon ndjesinë e një momenti, apo nëse koha shëron. Cilado qoftë e vërteta, kënga është edhe një kujtesë që na ndjek, si dikur, si sot, si nesër.

    Muzikën, tekstin dhe aranzhmanin e këngës “Kudo të shoh ty” e ka bërë Agron Shala; vokalet e interpretuara me ndjesi të rrallë janë të rok-këngëtarit të mirënjohur, Bashkim Kërqeli; ndërsa kitarat e interpretuara ashtu për ta përforcuar mesazhin e temës, janë të ikonës së rokut në Kosovë, Muhamet Veseli – Muha, që ka bërë edhe miksin dhe postproduksionin e këngës.

    Ndihmë në finalizimin e këtij projekti kanë dhënë edhe mjeshtri i dizajnit, Faton Hasimja; poeti i madh shqiptar, Xhevdet Bajraj; filmbërësi i pavarur, Vranin Gecaj; ikonat e rokut shqiptar, Hektor Gjurgjiali dhe Shkëlzen Veseli; si dhe multi-instrumentalisti Ilir Veseli.

    Kënga tashmë është në platformat kryesore të shpërndarjes së muzikës, si Apple Music, Spotify, Amazon, Deezer, iTunes, Youtube Music …

    Teksti është si më poshtë.

    ***KUDO, TË SHOH TY!

    Në dhomën tonë
    I vetëm, në qosh
    Hapësirë e zbrazët
    Por ty, kudo të shoh

    Kujtesa më flet
    Zemra shpejton të vdes
    Prej vetes po iki
    S’e dua të t’afroj

    Nga Rubrika
    Vip05 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka deklaruar në dhomën e rrëfimeve se nuk ndihet as e kërcënuar e...
    Vip05 Nëntor 2024
    Në shtëpinë e BBVK3, ka arritur një zarf i bardhë. Ky zarf erdhi nga Vëllai i Madh e që ka të bëj...
    Vip05 Nëntor 2024
    Hyrja në ‘Big Brother VIP Kosova’ Atilla Kardesh ka trazuar gjithë rrjetin. Përballja e Atillës me Drenushën ndodhi në syrin e gjithë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Kandidatja presidenciale demokrate, Kamala Harris është ndalur në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington, për të komunikuar me mbështetësit dhe për...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin temë e edicionit të sontëm special të Rubikonit kushtuar kësaj ngjarje. Analisti politik Ilir...
    Sport05 Nëntor 2024
    Kampionia e Kosovës, Trepça, ka pësuar një humbje të thellë me rezultat 87:54 ndaj skuadrës gjermane MHP RIESEN Ludwigsburg në ndeshjen e zhvilluar...
    Vip05 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka deklaruar në dhomën e rrëfimeve se nuk ndihet as e kërcënuar e...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, por pasojat që lanë serbët janë ende prezente.  Gjatë...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, gjatë ditës ka dhënë disa intervista për radio të ndryshme të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.