Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se cila është kënga e tij e preferuar, madje e ka kënduar edhe vetë, shkruan Express
I ftuar në emisionin “Oxygen Shoë” te Besim Dina, Hoti ka folur për jetën personale dhe atë publike.
Ndërkohë, në emision u përkujdesën edhe për këngën e preferuar të Hotit.
“Rrallë kam pa këso bukurie”, është kënga që i pëlqen kryeministrit Hoti.
Madje gjatë kohës kur po këndonte këngëtarja në emision, këndonte edhe vetë Hoti.
Ai ka treguar edhe arsyet pse i pëlqen kjo këngë.
“Është muzikë e lehtë, e qetë, teksti është fantastik”, ka thënë Hoti.