Kur flasim për çiftet që kanë bërë bujë të madhe në rrjete sociale, Flamuri dhe Armonda janë ndër të parët që na kujtohen.
Historia e tyre e dashurisë u bë e njohur për opinionin saktësisht nga rrjetet sociale.
Pak më shumë se një javë më parë, ajo habiti kur zbuloi një vendim që çifti kishte marrë.
Çifti që ndajnë një llogari habitën kur njoftuan se po marrin pushim nga rrjetet sociale.
Së fundmi, Armonda u rikthye për të sqaruar për ndjekësit e saj. Ajo thotë se nuk janë ndarë mirëpo po marrin pak pushim nga njëri tjetri.
“Të dashurit e mi, do te vëreni se do të ndryshojë shumë gjera nga Accounti jonë përbashkët.. Para së gjithash, ne nuk jemi ndarë. Unë nuk kam bërë ende një operacion ngushtim lukthi dhe nuk jam as shtatzënë. Thankyou. Ndonjëherë ka nevojë për një pushim. Edhe nëse janë vetëm 2 javë. Ajo që shkëlqen nuk është gjithmonë e dukshme. Edhe ne kemi faza shumë të vështira dhe keqkuptime që duhen sqarohet larg nga mediave sociale. Nuk jemi një çift që përpiqemi ta shfaqim lumturinë me spazma. Duhet të dini që unë dhe Flamuri jemi dy njerëz me temperament dhe më së shumti u përshkallëzua. Me pak fjalë kemi një pushim nga njëri-tjetri”, shkruan ajo me një postim në Instagram.