Një person është goditur në zebra nga një veturë derisa po e kalonte rrugën, raporton Front Online.
Personi u godit nga vetura në rrugën “Hava Shala”, në Prishtinë mbrapa Teatrit Kombëtar.
Në vendngjarje kanë arritur autoambulanca dhe policia të cilët janë marrë me rastin.
Nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarit apo si erdhi deri te kjo ndodhi.
Front Online ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje dhe është në pritje të informatave zyrtare. /Front Online/