Ish Miss Liverpool nuk la askënd indiferent me një sërë fotosh tërheqëse që postoi në profilin e saj. Modelja britanike Christine McGuinness 33-vjeçe, gruaja e drejtuesit të spektaklit britanik “Take me out” Paddy McGuinness, është njëra nga ato që mund të mburret me një figurë të shkëlqyer trupore, transmeton Front Online.
Ajo ka qenë modele që kur ishte 14 vjeçe dhe shumë pretendojnë se ka trupin të cilin do ta dëshironin të gjithë.
Shpesh mund ta shohim duke pozuar me veshje tërheqëse dhe ky ishte rasti së fundmi kur ajo postoi një seri fotografish me rroba banje në profilin e saj në Instagram.
Ajo bëri një trazim të vërtetë mes shoqëruesve, të cilët kishin vetëm fjalë lavdërimi për pamjen e saj tërheqëse: “Ju jeni në një nivel krejt tjetër”, “Dukeni perfekt”, “Uau, çfarë trupi”, ishin disa prej komenteve./FrontOnline/