Njomza Kelmendi ndali gjuajtjen e Esma Muratoviqit në sekondën e fundit për t’ia mundësuar Vushtrrisë të fitoj titullin.
Portierja e Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në pjesën e parë të ndeshjes me shtatë pritje ndërsa doli në skenë edhe në momentin vendimtar, përcjell FrontOnline.
“Loja e hendbollit luhet 60 minuta. Luftuam dhe nuk u dorëzuam pavarësisht rezultatit. Në stërvitje fitohen medaljet e trofetë, në lojë vetëm kurorëzohet puna. Ne treguam që nuk jemi rastësisht në finale dhe se si duhet të luftohet çdo moment për fitore. Vushtrria është qytet i hendbollit dhe këtë e dëshmoi edhe në Istog”, ka thënë Kelmendi./FrontOnline/