×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Qeveria e Prokuroria të mos heshtin, ambasadori Gashi të arrestohet për nxitje të urrejtjes

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi thotë se ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, duhet të shkarkohet dhe arrestohet për nxitje të urrejtjes.

    Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 Kelmendi thotë se nuk duhet folur për tolerancë fetare nëse fyhet, siç thotë ai, shëmbëlltyra e 96 për qind të qytetarëve të Kosovës

    “Si qytetar i Kosovës, si qytetar i besimit islam jam ndier i fyer nga deklaratat e një përfaqësuesi diplomatik, ambasadorit Qëndrim Gashi i cili me taksat e mija dhe të tjerëve merr pagë të mirë në raport me standardin tonë  marramendës dhe ai gjen kohë të fyejë shëmbëlltyrën tonë, njeriun që ne e pasojmë, pejgamberin”, tha Kelmendi.

    “Fyerja e tij përmes karikaturave më ka prekur mua dhe të tjerët dhe është e papranueshme për shoqërinë tonë se po preket ajo që ne ky ambasador ka shkelur rëndë Kodin Penal, nenin 141 paragrafin 3, ku është e dënueshme çdo nxitje e urrejtjes në aspektin racor, kombëtar dhe fetar. Do të thotë se ky ka bërë nxitje të urrejtjes ngase ka fyer shëmbëlltyrën e 96 për qind e qytetarëve që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.

    Thotë se ambasadori kosovar duhet të përgjigjet për veprimet e tij.

    “Kam kërkuar nga qeveria dhe Prokuroria të mos rrijnë të heshtur por të veprojnë konform Kushtetutës dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këtë njeri jo vetëm ta shkarkojnë por ta arrestojnë ngase ka fyer ndjenjat e besimit të 96 për qind të popullsisë së Kosovës”, tha Kelmendi.

    “Ai ka përgjegjësi publike, e përfaqëson shtetin e Kosovës në Francë. Qytetarët e thjeshtë arrestohen për një postim në Facebook, as ambasadori nuk duhet të amnistohet”, shtoi ai.

    Kelmendi tha se në Francë asnjë politikanë nuk e ka bërë veprimin e ambasadorit Gashi.

    “Politikanët e Francës nuk e kanë fyer pejgamberin, ndërkohë e bëri ambasadori i Kosovës”, tha Kelmendi.

    “Nuk e mbështes protestën, por përmes kutisë së votimit ne e japim pushtetin për atë që e meriton”, përfundoi Kelmendi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar fotografi nga masiviteti i madh në tubimin e PDK-së në Skenderaj. Hamza ka...
    Lajme16 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar komandantin e ri të KFOR-it gjerman, Jörg Reichstein. Në një postim në platformën...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...
    Sport16 Janar 2025
    Epokës së Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbi Topin e Artë i ka ardhur fundi, pasi mesfushori i Manchester City, Rodri u...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjten në Podgoricë, gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç, se...
    Vip16 Janar 2025
    Xuxi ka kthyer sërish në diskutim akuzat e Leo-s ndaj Driloni që trazuan shtëpinë e Big Brother VIP Kosova që nga dita...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.