Ish-deputeti Ramiz Kelmendi tregon se ende synon poste politike udhëheqëse në vend.
Ish-zëvendëskryeministri në një intervistë për emisionin “Dhoma e Rrëfimit” në T7 tha se ka oferta nga partitë politike por se aktualisht ndihet komod në PDK.
“Ambiciet e njeriut që dëshirojnë me punu për Kosovën për postë që i shërbejnë vendit nuk pushojnë kurrë’, tha Kelmendi.
Ndërkohë ai mendon se politika dhe burrëria nuk shkojnë bashkë.
“Politika dhe burrnia nuk shkojnë bashkë’, tha biznesmeni.
“Nuk shkojnë bashkë. Nuk mund të thuhet për një politikan që është edhe burrë për arsye se duhet me qenë dy vetë aty’, shpjegoi ai.