×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi e Sutaj flasin për administrim efikas të pasurive të sekuestruara

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar një takim pune me Alban Sutaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK). Në takim mori pjesë edhe Bahri Hyseni, udhëheqës i Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Sipas njoftimit, ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për një administrim më efikas dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, me theks te veçantë në parashtrimin e kërkesave në gjykatë për shitjen e pasurive të sekuestruara, me qëllim ruajtjen e vlerës së tyre dhe rritjen e koordinimit ndërinstitucional për një menaxhim sa më efektiv të këtyre pasurive.

    “Gjatë takimit, u ritheksua rëndësia e një qasjeje të bashkërenduar dhe profesionale në funksion të sundimit të ligjit, duke garantuar në të njëjtën kohë integritetin dhe vlerën e pasurisë së sekuestruar”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria e Shtetit dhe Agjencia për  Menaxhimin e  Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar theksuan përkushtimin e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet e drejtësisë, me qëllim të administrimit dhe menaxhimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në përputhje me ligjin.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Profesori nga University College London, Eric Gordy, nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë për shkak të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga deputetët e këtij subjekti për konstituimin e Kuvendit. Në një postim në...
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.