Në një intervistë ekskluzive për “Daily Mail” (Daily Mail), ish-modelja dhe prezantuesja Kelly Brook ka pranuar se do të dëshironte të kishte gjoks më të vogël.
Ajo po ashtu ka treguar se ka shpeshtë ndjenjen, siç ka thënë me shaka për mediat e përmendura, “pak e dua – pak e urrej” ndaj trupit të saj, por edhe gjoksit të harlisur.
“E dua gjoksin, por as nuk më pëlqen. Kam një marrëdhënie dashuri-urrejtje me çdo pjesë të trupit”, thotë Kelly, duke shtuar se trupi i saj duket fenomenal në disa fustane, ndërsa në disa të tjera, realiteti është pak më ndryshe.
“Do të doja të vishja fustane të vegjël me rripa, por kjo nuk është e mundur. Gjoksi im dukej më mirë në fustanet e veshur në vitin 1950 sesa me fustanet e veshur sot”, ishte e sinqertë ish-modelja.
Kelly shpjegoi, duke e parë nga ky këndvështrim sot, se do të donte të kishte gjoks më të vogël, si gratë franceze që mund të veshin lehtësisht çdo stil të veshjes dhe u përshtatet atyre në mënyrë fenomenale.
Kujtojmë se Kelly Brook ishte shumë e njohur në vitet nëntëdhjetë dhe fillim të viteve 2000. Ajo ishte ëndrra e të gjithë meshkujve me përmasa 99-63-91 centimetra. Pak vite më vonë, në vitin 2005, kjo ish-modele u votua nga publiku mashkullor si femra me trupin më të dëshirueshëm në planet dhe rezultatet u publikuan në revistën “For him”./FrontOnline/