×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetit

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Falë angazhimit të KEK-ut dhe Termokosit, banorët e kyçur në rrjetin e ngrohëtores së kryeqytetit nuk do të kenë probleme me ngrohje nëpër shtëpitë e tyre.

    Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri nënshkroi aneks kontratë me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Arsim Fetahu me qëllim të vazhdimit të furnizimit të kësaj ndërmarrje me energji termike.

    Ushtryesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri deklaroi se Korporata Energjetike e Kosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se KEK-u tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik.

    Ai ka thënë se në bazë të procedurave, të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur.

    “Korporata ka dëshmuar edhe në të kaluarën që një shërbim të tillë të cilin e kemi ofruar tek qytetarët nëpërmjet juve, është një produkt, i cili në fakt ngërthen në vetëvete një komoditet te qytetarët. Kjo na bënë me u ndi mirë që qytetarët gjatë kësaj periudhe sa është futur në funksion në vitet e kaluara dhe ka qenë e testuar, faktikisht ka dhënë atë rezultatin pozitiv te konsumatorët e vendit, kështu që shpresojmë edhe po bësojmë që në bazë të përgatitjeve, të cilat kemi bërë deri tash, ky produkt do të vazhdoj të jetë edhe më cilësor ashtu siç ka ndodh edhe në vitet e kaluara, përkundrejt sfidës që ka qenë e jashtëzakonshme këtë vit, siç dihet që është pandemia, e cila ka ndikuar por ne kemi menduar edhe për këtë ditë dhe nuk i kemi ndërprerë aktivitetet”, deklaroi Imeri.

    Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahu falënderoi menaxhmentin e KEK-ut për bashkëpunimin, me qëllimin e vetëm që qytetarët e kryeqytetit të kenë furnizim kualitativ me ngrohje.

    “Ne si Termokos, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e suksesshëm të sezonës, i cili pritet të ndodh ditën e nesërme, dhe në sajë të përgatitjeve tona dhe bashkëpunimit që kemi pasur, dhe do ta kemi me KEK-un ka munguar vetëm ana formale e nënshkrimit të kësaj aneks kontrate për vazhdimin e ofrimit të shërbimit të ngrohjes nga ana e KEK-ut, dhe kjo është finalizuar dhe besoj që do të jetë në të mirë të qytetarëve edhe ata që kanë qenë deri tash të kyçur edhe besoj që në të ardhën edhe shumë konsumator të tjerë do të kyçen”, tha Fetahu.

    Që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në sajë të realizimit të Projektit të kogjenerimit, NP “Termokos” SH.A shfrytëzon avullin e Termocentralit Kosova B për prodhimin e energjisë ngrohëse.

    Lidhja me dy blloqet e TC Kosova B ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve teknike deri në 140 MW.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.