Kjo si pasje ku me datën 12.06.2024 është dëmtuar mekanizmi të pajisjeve për ulje dhe ngritje të krahut 1.
Punëtorët dhe stafi menaxhues i Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), kanë arritur me sukses të riparojnë dhe rikthejnë në operim këtë gjigand të prodhimit të djerrinës.
Me datë 12.06.2024, si pasojë e dëmtimit të mekanizmit të pajisjeve për ulje dhe ngritje të krahut 1, operatorët e ekskavatorit E- 10B janë obliguar ta ndalin me qëllim të evitimit të ndonjë dëmtimi të përmasave më të mëdha.
Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të punonjësve dhe menaxhmentit të DPQ-së, janë identifikuar defektet e paraqitura dhe menjëherë kanë filluar me riparimin e të njëjtave, madje duke përdorur teknika dhe teknologji të pa përdorura më parë, me ç ‘rast edhe është arritur që në kohë optimale të mënjanohen defektet dhe të aftësohet ekskavatori i cili tashmë është në operim dhe në gjendje stabile.
Lidhur me këtë, z. Bekir Gerguri – Kryeshefi Ekzekutivë i KEK sh.a, ka falënderuar të gjithë stafin e DPQ-së, për përkushtimin dhe vullnetin e tyre për arritjen e rikthimit në operim të ekskavatorit E- 10B me sukses, duke inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe në të ardhmen me inovacione të tilla të përdorura si në këtë rast, e të cilat ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e operimeve ditore dhe sukseset e korporatës.