Kejvina u eliminua nga “Big Brother VIP Albania”, pasi gjuajti me shuplakë Luizin.
Pas daljes nga ky format ajo u zhduk nga rrjetet sociale për një kohë të gjatë, shkruan lajmi.net.
Disa javë pas, ajo i dërgoi një dron Luizit, e më pas bëri një reagim të gjatë në ‘Instagram’, ku ka kërkuar falje dhe ka treguar se i vetmi person që i donte të mirën asaj ishte pikërisht Luizi.
Modelja së fundi ka nisur pushimet e saj në Afrikë.
Luizi tashmë pothuajse nga secili quhet “Luan”.
E lidhur me këtë Kejvina ka publikuar një video me një “luan” ku mbi të ka shkruar vetëm shkronjën “L” dhe emojin e “luanit”.
Me këtë ajo tregon sërish se Luizi është tashmë favoriti në “BBVA”.