Kejvina Kthella është njëra ndër modelet më seksi shqiptare.
Ajo komentohet vazhdimisht për linjat e saj trupore të cilat i ekspozon në secilën paraqitje të saj.
Përtej paraqitjeve joshëse të saj, ajo merr pjesë edhe në videoklipe të ndryshme.
Së fundi ka ndarë me fansat një video, teksa shihet në prapaskenat e xhirimit të videoklipit të fundit të Majk dhe Bardhit “Ama”.
Modelja pati një nga paraqitjet tejet joshëse në klip dhe kjo që bie në sy edhe në videon që ajo publikoi në llogarinë e saj të ‘Instagramit’.
E veshur vetëm në bikini kombinuar me një këmishë të gjatë dhe të hollë ngjyrë rozë sipër, Kejvina vuri në pah linjat joshëse të trupit për të cilat konsiderohet super-seksi.