Kejvina ka reaguar ndaj lajmit për vajzën 17-vjeçare nga Fushë Kruja e cila u abuzua nga gjashtë persona. Ajo ende po përjeton tmerrin e traumës dhe nuk ndihet aspak e sigurt pasi dy prej tyre dolën nga burgu dhe e kanë përdhunuar sërish.
Ajo dënon neglizhencës e shtetit ku sipas vajzës pasi bëri denoncim në polici e kishin cilësuar si të sëmurë mendore dhe i kishin thënë të ikte nga vendi.
Pas postimeve të saj, modelja kishte pranuar një mesazh shumë banal në Instagram-in e saj.
E agravuar nga reagimi i ndjekësit të saj ndaj një krimi të tillë, ajo publikoi mesazhin duke i kthyer përgjigje publike.
“Goca duhet të jeni të ndershme që të mos ju përdhunojn sipas këtij biri të nënës së vet”, shkruan ajo.