Kiara Tito u zgjodh ditën e sotme (e diel) lidere e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Pas kësaj duket se pati një sërë debatesh, ku të pranishme kanë qenë edhe banorët e reja: Jori, Antoneta dhe Fotini.
Megjithëse përplasja më e madhe ishte me konkurrenten e vjetër të kësaj shtëpie, Olta Gixharin.
Për këtë së fundmi ka bërë një reagim ish-banorja Kejvina Kthella, e cila ka ironizuar prezantuesen e ka hedhur disa kunja për të.
“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastroje tavolinën, dërgo pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj. Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun”, tha ajo.
“Është punëtore s’kemi ç’i themi, atë që e ka, e ka. Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin”, ka shkruar Kthella.
Ajo më pas postoi një tjetër video në InstaStory, ku ishin Luizi e Kiara duke folur për një bluzë që mbante artisti shkodran.
Bluza ishte e Kejvinës, ndërsa ajo shtoi: “Eh moj Kiara bukuroshe por kur merrje gjërat e mia brenda të pëlqenin. Shumë e dashur je”.