Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, i është nënshtruar ditë më parë një operimi për largimin e tumorit në tru.
Ky tumor iu rikthye asaj pas nëntë vitesh nga operimi i parë, teksa operacioni shkoi me sukses dhe në përkrahje të Adrianës, u organizua edhe një marsh në qendër të qytetit.
I dashuri i saj, futbollisti afrikano-belg Keith Groeneveld, në një intervistë të fundit për “Prive”, ka treguar se nuk e mban mend me saktësi momentin kur mori lajmin e hidhur për rikthimin, po krejt çfarë i kujtohet është fakti se ndjehej i dërrmuar.
“Sinqerisht nuk e di as sot se si e mora lajmin. E di që isha i dërrm,uar nga lajmi. Nuk e dija çka të mendoja apo bëja por vetëm falënderoja Zotin që operacioni shkoi siç duhet”, tha Keith.
Tutje, ai shtoi se është njeri mjaft relegjioz dhe se besimi në Zot e ndihmoi ta kalonte këtë situatë.
“Kujtoj reagimin tim. Nuk kisha emocione por se dija çka. Lutesha, i kërkoja të tjerëve të luteshin. Por në fund të ditës, nëse është vullneti i Zotit që të vdesë është vullneti i Zotit. Kush jemi ne të themi diçka kundër. Kjo e bënte më të vështirë se që ishte dhe nuk më ndihmoi. Falënderoj Zotin që s’e mori nga ne”, ka thënë Keith.
Adriana përndryshe disa ditë pasi mori veten i falënderoi përzemërsisht të gjithë ata që iu gjendën në këtë periudhë të vështirë, duke e çmuar pafund mbështetjen e madhe që njerëzit i dhanë.