×
  • Vip
  • Vip

    Keisi sqaron marrëdhënien me Kristin: Më mirë këtu të mbesim miq dhe të vazhdojmë jashtë

    FrontOnline
    18 Mars 2023

    Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Kristi Aliaj dhe Keisi Medini u panë si një çifti i dytë, pas Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në këtë edicion të këtij ‘reality-show’.

    Ata prej javësh u afruan me njëri-tjetrin madje edhe kishin disa momente intime, puthje e përqafime.

    Por, së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar e sidomos nga ana e këngëtares, e cila është parë e tërhequr dhe e distancuar nga ai.

    Të gjitha ndjesitë dhe vazhdimin e raportit të tyre dyshja e kanë diskutuar mbrëmë (e premte) duke tentuar që të sqarohen dhe t’i japin një emër kësaj marrëdhënie.

    Keisi u shpreh se përveç një pëlqimi që ka për të nuk e sheh që kjo marrëdhënie e tyre mund të funksionojë brenda shtëpisë së famshme duke i kërkuar që të jenë vetëm miq.

    “Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?”, i tha Keisi.

    Në lidhje me këtë, Kristi nuk kishte kundërshtime pasi sipas tij ajo që ka më shumë rëndësi është vet ajo.

    “Do mërzitesha, po ti duhet të mbrosh mbi të gjitha veten”, u shpreh Kristi.

    Tutje, Keisi vazhdojnë duke thënë se ka harruar vetën dhe misioni për të cilin ka hyrë në BBVA duke iu përkushtuar atij.

    “Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që flas tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi. Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe tani shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time”, tha tutje këngëtarja.

    Kujtojmë që përveç raportit me Kristi, për disa javë Keisi e shijojë këtë rrugëtimi edhe babanë e saj Sabianin.

    Këngëtari i njohur u bë pjesë e Big Brother VIP Albania për herë të dytë pasi ai ishte pjesë e tij edhe vitin e kaluar në edicionin e parë.

    Nga Rubrika
    Vip05 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka deklaruar në dhomën e rrëfimeve se nuk ndihet as e kërcënuar e...
    Vip05 Nëntor 2024
    Në shtëpinë e BBVK3, ka arritur një zarf i bardhë. Ky zarf erdhi nga Vëllai i Madh e që ka të bëj...
    Vip05 Nëntor 2024
    Hyrja në ‘Big Brother VIP Kosova’ Atilla Kardesh ka trazuar gjithë rrjetin. Përballja e Atillës me Drenushën ndodhi në syrin e gjithë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Rreth 46 për qind e votuesve kanë një mendim pozitiv për zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, sipas rezultateve të para të anketës kombëtare...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Në orët e pasdites së djeshme, në Dortmund ka ndodhur një rast tragjik. Policia ka konfirmuar se një grua është therur për...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për siç thotë ai humbjen e një mundësie të artë...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas anketimeve paraprake...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Në qytetin e Milwaukee, në shtetin federal të Wisconsin, rreth 30 mijë fletëvotime do të numërohen sërish “si një masë paraprake”. Vendimi...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Votuesit e Harris janë më të sigurt se mbështetësit e Trump se zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të drejtë, ka shkruar CNN,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.