×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Gjatë këtyre ditëve, KEDS është duke përfunduar një investim të jashtëzakonshëm në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për 5 dalje të reja të Tensionit të Mesëm 20 kV (kilovolt), tri nga të cilat tashmë janë lëshuar në punë, ndërsa dy tjerat lëshohen deri në fund të javës.

    Ky është rrjet komplet i ri dhe përfshin komplet Fushë Kosovën. Pra, përfitues direkt është secili qytetar. Të njëjtën kohë, për secilin konsmator do të ketë edhe linja alternative. Pra, nëse ndodhe ndonjë e papritur në linjën ekzustuese, apo domosdoshmëri e ndonjë intervenimi, konsumatori furnizohet menjëherë nga linja tjetër, duke mos u ballafaquar me ndalesë të energjisë elektrike.

    Të gjitha këto dalje, që shtrihen në tërë territorin e qytetit janë nëntokësore.

    Fushë Kosova është qyteti me rritjen më të madhe të popullatës në Kosovë. Paralelisht me të, rritet ndjeshëm edhe kërkesa për energji elektrike.

    KEDS, e mori përsipër vet komplet situatën, duke e tejkaluar problemin e mbingarkesave të mëdha, të cilat gjatë dimrit ishin shumë probematike. Tashmë, qytetarët e kësaj komunë nuk do ta kenë më këtë brengë, pasi është zgjidhur për një kohë të gjatë.

    Bashkë me rrjetin komplet të ri, janë duke u zëvendësuar edhe 50 trafo të reja, me kapacitete të dyfishuara gjithashtu dhe me stabilimente përcjellëse. Gjatë zëvendësimit po bëhen ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, pasi nuk mund të punohet nën tension dhe ky proces merr mjaft kohë brenda një dite. Por, kjo bëhet që të përfitojnë direkt qytetarët.

    Projekti i Fushë Kosovës është i ngjashëm me megaprojektin e Prishtinës, që paraqet gjithashtu zëvendësimin e rrjetit të vjetër me të ri, dyfishimin e kapaciteteve, futjen e kabllove nëntokë dhe krijimin e linjave alternative.

    Pos këtyre qyteteve, KEDS ka vendosur rrjetin nëntokësor ose është në proces edhe në disa komuna tjera, si në Drenas, Vushtrri, Istog, Viti apo Podujevë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Pas debateve të ashpra dhe tensionuese mes banorëve, Rovena dhe Sara kanë diskutuar. Rovena i kërkoi aleancë Sarës, pasi thotë se duan...
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...
    Vip10 Janar 2025
    Tre drona janë parë sot në shtëpinë e Big Brother Albania. Që të tretë ishin për Gjestin. Ai pas kësaj u pa...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Gjykatësi i Nju Jorkut, i cili kryesoi çështjen e parave të “heshtura” të Donald Trump të premten, e dënoi presidentin e zgjedhur...
    Sport10 Janar 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 16-të. Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.