×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS: Në Kosovë nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike

    FrontOnline
    24 Nëntor 2021

    Në një përgjigje për FrontOnline zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala thotë se në Kosovë nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike.

    “Nuk ka pas rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Sigurisht që faturat mund të shkojnë të ndryshme pasi varen nga konsumi dhe kilovatët e harxhuar. Për shembull brenda muajit mund të konsumohen 500 kilovatë/orë dhe muajin tjetër 1000 kilovatë/orë. Kur llogariten me çmim 0.068 euro për kilovat/ore atëherë jepen vlera të ndryshme edhe pse çmimet janë të njëjta. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e konsumatorëve po ngrohen me energji elektrike dhe kjo rrit shpenzimet”, ka deklaruar Buzhala, për FrontOnline.

    Buzhala, ka folur edhe për rritje të konsumit, duke thënë se është dyfishuar.

    “Rritja e konsumit nga vera thuajse është dyfishuar, por kjo ndodhë vazhdimisht me ftohjen e kohës për shkak të ngrohjes së konsumatorëve, ndërsa ka edhe rritje të madhe edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, është shprehur Buzhala.

    Javë më parë kompania KEDS përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për kursim maksimal të energjisë.

    Kjo pasi që konsumi i energjisë elektrike në ditët e para të nëntorit është rritur në nivele të larta, mbi 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    E, fatura e energjisë elektrike për muajin prill të vitit të ardhshëm, qytetarëve të Kosovës do të mund t’iu vijë mbi 30 për qind më e lartë se aktualisht.

    Lexo edhe:

    Shtrenjtohet energjia elektrike në Evropë, por si do të veprohet në Kosovë?

     

    Nga Rubrika
    Lajme24 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e përmbylli turin e tubimeve elektorale të së premtes me një...
    Lajme24 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar për agjendën që do të ketë gjatë ditës së nesërme kandidati...
    Lajme24 Janar 2025
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me vranësira të ulëta dhe mjegull nëpër ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit,...
    Të tjera
    Lajme24 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kamenicës. Hamza ka thënë se në qeverinë e...
    Vip24 Janar 2025
    Naim Bunjaku – Xuxi është një ndër emrat e banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 që do të mbahet mend që...
    Zgjedhjet 202524 Janar 2025
    Elmi Reçica kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se ka takuar intelektualin e shquar Emin Krasniqi, për të cilin thotë...
    Zgjedhjet 202524 Janar 2025
    Kandidati për deputet  i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Artan Nimani ka njoftuar për tubimin e radhës në...
    Bota/Rajoni24 Janar 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin...
    Bota/Rajoni24 Janar 2025
    Situata në Gadishullin Ballkanik po përkeqësohet si pasojë e politikave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve të BE-së, tha zëvendësministri i Punëve të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.