KEDS ka ndihmuar Shoqatën Bëmirëse Jetimat e Ballkanit në jetësimin e projektit për Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc të Suharekës përmes një investimi i cili do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ për banorët e kësaj shtëpie të moshuarve.
Investimi i KEDS përfshinë një trafo tërësisht të re 400 kVA me të gjitha stabilimentet përcjellëse dhe shtrirje të rrjetit 10 kV eksluzivisht për Shtëpinë e të Moshuarve. Kësisojë është siguruar furnizimi kualitativ me energji elektrike, cila do të mundësojë operim të rregullt ditor për shtëpinë në fjalë.
Në ceremoninë hapëse të Shtëpisë së Moshuarve, Kryetari i Shoqatës Bëmirëse, Halil Kastrati falënderoi KEDS-in për përkrahjen e ofruar derisa theksoi se investimi i bërë nga KEDS për nevojat e Shtëpisë do të ndikojë drejtpërdrejt në punën e tyre ditore.
KEDS vazhdon fuqishëm të investoj në rrjet modern i cili mundëson furnizim kualitativ me energji elektrike për të gjithë konsumatorët anekënd vendit.
/Front Online /