×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS i kundërvihet erës me linjë tërësisht të re në fshatrat e Istogut

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Pikërisht mbi Dubravë të Istogut, rrugës për Mojstir dhe Shushicë tashmë kanë zënë shtat dhjetëra shtylla betoni të Tensionit të Mesëm. Punëtorët e KEDS-it po punonin me internzitet të shtuar në fillim të tetorit në ndërtimin e linjës së re që do t’i furnizojë me energji mojstirasit e shushicasit. Rrjeti i ri është integruar me bukurinë e këtyre fshatrave piktoreskë, që gëlojnë nga gjelbërimi edhe këtë fillim vjeshte.

    Qindra banorët e asaj pjesë, të rrahur nga erërat më të fuqishme në Kosovë, do të kenë shërbime dukshëm më kualitative. Kjo linjë e cila është e gjatë 3 km ka të instaluar 51 shtylla betoni me të gjitha stabilimentet tjera përcjellëse, tërësisht të reja. Me ndërtimin e saj, përpos që është rritur siguria në furnizim kualitativ me energji, janë eleminuar edhe mbingarkesat në rrjet, të cilat në të kaluarën rrezikonin furnizimin.

    “E keni knaqë këtë vend. Faleminderit për punën që po bëni”, thotë një nga banorët e asaj ane, teksa ndalon me veturën e tij t’i përshëndetë ekipet e KEDS-it. Edhe banorët tjerë shprehen mjaft të lumtur me këtë punë. Madje, thonë se një investim të tillë nuk ka pasur me dekada derisa tregojnë se shpeshherë rrezikohej edhe siguria e tyre nga erërat e fuqishme që godasin këto fshatra. “Prej që e mbaj në mend nuk kam pa ekipe duke punu në rrjet me ndonjë investim. Normal që jemi mjaft të gëzum që tash kanë fillu investimet se në të kalumën kur u bojke ftoft e fryjke, banderat vec i shihshe tu lëvizë e mbetshim pa rrym sdisa ore. Tash këta kokan bandera të betonit edhe qysh po e shoh kokan tu i vnu krejt senet e reja.”, thotë Naim Hajdinaj, qytetar i asaj ane.

    KEDS vazhdon që me përkushtim dhe profesionalizëm të investojë gjithandej vendit në projekte madhore për të rehabilituar linjat ekzistuese dhe duke krijuar alternativa të reja të furnizimit për të gjithë konsumatorët.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak gjatë vozitjes dhe ka humbur kontrollin e automjetit....
    Vip08 Janar 2025
    Driloni dhe Sara janë ndarë nga banorët e tjerë teksa bashkë po hanë një darkë. Dhoma e surprizave është kthyer në një...
    Lajme08 Janar 2025
    Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka treguar...
    Sport08 Janar 2025
    Barcelona e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Athletic Bilbaos. Ishte Lamine Yamal i cili shënoi në minutën e 53-të të...
    Lajme08 Janar 2025
    Në Debat Plus në RTV Dukagjini janë paraqitur statistikat e kërcënimeve të gazetarëve dhe organizatave mediale ndër vite. Udhëheqës i emisionit ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.