Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të borës ka bërë që të shkaktohen dëme në rrjetin elektrik.
Sipas KEDS-it, disa zona kanë mbetur pa rrymë, por se ekipet janë në terren për ta kthyer në normalitet furnizimin e rregull me energji elektrike.
“Si pasojë e erërave dhe reshjet së borës që përfshinë gjatë natës tërë Kosovën, janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik”, thuhet në njoftim.
“Disa dalje elektrike tashmë janë jashtë funksionit dhe, pavarësisht kushteve të vështirësuara për punë në terren shkaku i erës dhe borës që po vazhdon të bie edhe sot, ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe janë të përkushtuara që ta kthejnë në normalitet furnizimin e rregullt me energji elektrike”, përfundon KEDS.
Njoftimi i plotë nga KEDS: