×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS dhe KESCO importuan mbi 9 milionë euro rrymë vetëm gjatë tetorit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ka shkaktuar edhe rritje të madhe të vlerës së importit të energjisë. KEDS dhe KESCO gjatë tetorit të këtij viti, pra, për një muaj, përkundër motit të mirë, ka importuar 9,15 milionë euro energji elektrike, një rritje enorme nga 1,5 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Kjo rritje ka rrjedhur nga çmimet ekstreme dhe rritjes së kërkesës. KEDS dhe KESCO ka blerë gjatë tetorit energji elektrike me çmim mesatar prej 242 euro për megavat/orë, një rritje prej gati pesëfish nga tetori i vitit 2020, kur energjia elektrike ishte importuar me çmim mesatar prej 49 eurosh për megavat/orë. Konsumi është rritur për 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Për shkak të rritjes së konsumit KEDS dhe KESCO është detyruar që të importojë gjatë muajit tetor 37,753 megavat orë energji elektrike. Trendi i rritjes së konsumit ka vazhduar edhe gjatë nëntorit, sikurse edhe blerja me çmime të larta, madje mbi ato të muajit tetor.

    Rënia  e temperaturave pritet të rrisë tutje konsumin, dhe si rrjedhojë edhe nevojën për import shtesë, pasi prodhimi vendor është i kufizuar. Kështu, llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Prandaj, kursimi maksimal dhe përdorimi i formave alternative për ngrohje, është i domosdoshëm në të gjithë vendin. 

     

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Ekonomi13 Maj 2024
    Një top ofertë ka lansuar kompania më e madhe turistike në Kosovë “Sharr Travel” për klientët e saj, ku vetëm me 99...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Katër Komunat kryesore të Kosovës, Prishtina, Peja, Gjakova dhe Gjilani, kanë raportuar pak buxhet të shpenzuar në kategorinë e investimeve kapitale në...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Pal Lekaj nga AAK-ja sa i përket shpenzimeve të investimeve kapitale në vetëm 10%, konsideron se Qeveria Kurti po vazhdon me keqmenaxhimin...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta pas një përleshjeje brenda një shkolle...
    Kronika13 Maj 2024
    Tre raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një jave në rajonin e Ferizajt. Sipas njoftimit nga policia, një prej tyre...
    Lajme13 Maj 2024
    Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës ka përfunduar. Nga sot...
    Kronika13 Maj 2024
    Seanca gjyqësore e cila ishte e paraparë të mbahet sot në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, është shtyrë....
    Lajme13 Maj 2024
    Ish kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi thotë për “Front Online” se mos shpenzimi i mjeteve për investime kapitale është keqmenaxhim për...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Kamenicë është pritur nga kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj. Kurti ka zhvilluar një takim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.