×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS dhe KESCO fajësojnë KEK-un për përgjegjësit e veta

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2023

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka marrë me shqetësim lajmin për çështjet e adresuara nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), përmes njoftimit në mjetet e informimit, në lidhje me obligimet kontraktuale ndërmjet palëve dhe KEK-ut.

    Lidhur me këtë çështje, ju bëjmë me dije se KEK sipas marrëveshjes për furnizim me shumicë krijon obligim kontraktual, përkatësisht të nominojë (deklarojë) VETËM njësitë gjeneruese që ka në dispozicion në baza ditore dhe atë një ditë para.

    Tutje, për hire të korrektësisë dhe qartësimit të opinionit, KEK rithekson se bazuar në kushtet e licencave të gjenerimit, obligimi i KEK-ut mbetet vetëm prodhimi i energjisë elektrike, ndërsa obligimi i KESCO është FURNIZIMI i konsumatorëve me energji elektrike.

    Andaj, konsiderojmë se adresimi i KESCO dhe KEDS përmes mjeteve të informimit përveç se nuk ka pasqyruar gjendjen reale, ka shkaktuar edhe huti në opinion.

    Vlen të theksohet, se KEK në vazhdimësi dhe me përkushtim është duke bërë përpjekje për të përmbushur planin e prodhimit të cilin e ka deklaruar paraprakisht edhe pse në përditshmëri hasim në vështirësi të shumta për shkak të vjetërsisë së njësive gjeneruese.

    Në rrethana të tilla vazhdimisht i mbajmë të informuar palët përkatëse për çdo ndryshim që identifikohet gjatë operimit me njësitë gjeneruese.

    Kjo për arsye se është në interesin e KEK-ut që përveç kontributit në sigurinë e furnizimit me energji elektrike, gjithashtu edhe në sigurimin e të hyrave nga shitja e energjisë elektrike për të përmbushur buxhetin e planifikuar./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e numrit të pacientëve për kontrolle nga prekja e gripit...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas vizitës në Prishtinë të Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma....
    Lajme10 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përpara fillimit të fushatës ka bërë për fushatë të rregullt zgjedhore, garë të...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha ka debatuar me Sarën me tone të larta, duke i kërkuar ‘llogari’ pse nuk është përgjigjur në pyetjen e publikut. “Gënjeshtare,...
    Vip10 Janar 2025
    Pas debateve të ashpra dhe tensionuese mes banorëve, Rovena dhe Sara kanë diskutuar. Rovena i kërkoi aleancë Sarës, pasi thotë se duan...
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...
    Vip10 Janar 2025
    Tre drona janë parë sot në shtëpinë e Big Brother Albania. Që të tretë ishin për Gjestin. Ai pas kësaj u pa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.