×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS Academy VIII hap dyert për studentët dhe nxënësit kosovarë

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    KEDS Academy VIII hap dyert për studentët dhe nxënësit kosovarë

    Nga sot, KEDS ka hapur dyert për avancimin profesional të gjeneratës së tetë të studentëve dhe nxënësve kosovarë.

    Pjesë e KEDS Academy VIII, mund të bëhet secili nga studentët e vitit të fundit të studimeve në dretjimet e përzgjedhura dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike-profesionale (viti i fundit), përmes aplikimit. Pra, pjesë e saj mund të jenë inxhinierët, ekonomistët, juristët, shkencëtarët apo gjeodetët e ardhshëm, sikurse nxënësit që dalin nga shkollat profesionale.

    Qëllimi i programit është të krijohen liderë të së nesërmes. Aty, gjatë një viti, pjesëmarrësve iu ofrohen njohuritë më të avancuara në aspektin teorik. Pastaj, vije pjesa praktike, ku pjesëmarrësit janë në kontakt direkt me menaxhimin, operimin e hallkat e sistemit energjetik.

    Kjo gjeneratë do të pranojë 30 studentët dhe 40 nxënësit më të vlerësuar në bazë të kritereve të parapara. Për studentë do të jetë programi i lidershipit, ndërsa për nxënës programi teknik.

    Përmes tyre, pjesëtarët e KEDS Academy përfitojnë njohuri dhe shkathtësi për integrim më të lehtë në tregun e punës si dhe për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Akademia është një mundësi e shkëlqyeshme për përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, sikurse mundësi për t’u inkuadruar në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

    KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të rinisë kosovare përmes projekteve të shumta në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërorë të Korporatës (CSR). Këtë përkushtim kompania e tregoi qysh në nisje të veprimtarisë së vet.

    KEDS Academy ka filluar me gjeneratën e parë disa muaj pas nisjes së operimeve nga vet KEDS-I, pra me 2013. Ky program ka fituar disa çmime ndërkombëtare në qendra të rëndësishme botërore si në New York, Paris dhe Stamboll. Ky program është ndjekur si shembull edhe nga kompani tjera.

    Deri tash, pjesë e këtij programi kanë qenë mbi 350 nxënës e studentë kosovarë, duke përfituar avancim të madh profesional. Një pjesë e konsiderueshme e tyre sot punojnë në KEDS.

    Shpalljen dhe aplikacionin mund ta gjeni në këtë link:

    https://www.keds-energy.com/indexDetails.asp?ID=496

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.