Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi mes Kristit dhe Armaldos. Ky i fundit i ka thënë Kristit se është dobësuar shumë dhe se ka nevojë të shëndoshet kur të dalë nga shtëpia. Sipas tij kjo i ka ardhur si rrjedhojë e “problemeve psikologjike” që i janë shkaktuar brenda “Big Brother VIP”.
Nga ana tjetër, Kristi nuk e ka pritur aspak mirë komentin e tij dhe i ka thënë se “e ka zhytur veten edhe më keq”.
Armaldo: Ke nevojë që të shëndoshesh, je dobësuar. Ke nevojë të marrësh forca kur të dalësh jashtë sepse je dobët, ke probleme psikologjike
Kristi: Unë? Kam probleme psikologjike? E dëgjuat? Ai thjesht nuk pranon dot që është shumë rëndë.
Kristi ka shtuar se Armaldo po tallet me njerëzit që e vuajnë vërtet këtë problem. Më vonë Armaldo i kërkoi falje duke thënë se kishte ngatërruar termin dhe e kishte fjalën për “presion psikologjik” jo “problem”.