×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Shumica parlamentare të mos bojkotojë seancat e Kuvendit

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Instituti Demokratike i Kosovës ka thënë se bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet tjera parlamentare që përbëjnë shumicën është në kundërshtim me vlerat e pluralizmit politik dhe procedurave parlamentare, dhe si i tillë e minon legjitimitetin e Kuvendit dhe proceset demokratike.

    Në reagimin e KDI-së dërguar përmes një komunikate  për media thuhet se opozita në demokraci luan një rol thelbësor përmes ofrimit të alternativave apo kundërshtimeve për politikat e shumicës parlamentare.

    “Thirrja e një seance të jashtëzakonshme është instrument demokratik që i jep zë dhe mundësi opozitës për të diskutuar çështje që ajo i konsideron të rëndësishme, për të kërkuar llogaridhënie apo për të adresuar politika që sipas saj, janë të dëmshme ose të nevojshme. Pjesëmarrja e të gjitha grupeve parlamentare, por sidomos e shumicës në debat është esenciale për funksionimin normal të demokracisë dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet shtetërore. Kuvendi dhe debatet janë platformë që sigurojnë që të gjitha palët të kenë një zë në diskutimet apo vendimmarrjen në temat që prekin interesin publik”, thuhet në reagim.

    KDI më tepër thekson se pjesëmarrja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancat e jashtëzakonshme është thelbësore për të ruajtur kredibilitetin dhe neutralitetin institucional.

    “Si përfaqësuesi më i lartë i këtij institucioni, ai duhet të ketë një rol mbipartiak dhe të tregojë përkushtim për të mbajtur Kuvendin funksional, duke garantuar që të gjitha grupet parlamentare, përfshirë ato opozitare, të kenë mundësinë të ushtrojnë rolin e tyre demokratik. Pjesëmarrja e kryetarit forcon kredibilitetin e parlamentit dhe ndihmon në mbajtjen e një balancimi të shëndetshëm të pushteteve, duke mbrojtur integritetin e procesit demokratik. Në demokraci, deputetët, udhëheqësit institucionalë kanë përgjegjësinë të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë aktivisht në proceset parlamentare, sidomos kur situatat janë komplekse dhe të ndjeshme. Kjo forcon pluralizmin dhe pasuron debatin demokratik, duke e bërë procesin politik më transparent, duke rritur informimin e qytetareve dhe përfshirjen e tyre në proceset demokratike”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.