×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Miratimi i Projektligjit për Byronë pa konsultime përbën shkelje ligjore dhe jostransparencë

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Sot Qeveria në mbledhjen e 220-të të saj miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Por, për këtë ka adresuar disa kritika Instituti Demokratik i Kosovës, i cili tha se miratimi i këtij projektligji pa kaluar nëpër procesin e konsultimit publik është edhe shkelje ligjore edhe qasje e Qeverisë për jotransparencë.

    “Shqyrtimi  i tij, që nga drafti i parë i propozuar nga Qeveria në vitin 2021 ishte përcjellë me debate të cilat kanë shpërfaqur mospajtime të shumta lidhur me përmbajtjen e tij nga të gjithë hisedarët, përfshirë Qeverinë, Kuvendin, institucionet e drejtësisë dhe shoqërinë civile. Për këtë projektligj Komisioni i Venecias kishte ofruar dy opinione dhe atë së pari më 20 qershor 2022, ku kishte ngritur ngriti shqetësime lidhur me mungesën e qartësisë së projektligjit sa i përket qëllimeve kryesore të tij dhe domosdoshmërinë e legjislacionit të propozuar. Ndërsa, në opinionin e dytë më 19 dhjetor 2022, Komisioni i Venecias vlerësoi përmirësime të rëndësishme veçanërisht në adresimin e shqetësimeve sa i përket të drejtave të njeriut dhe në qartësimin e aspekteve procedurale”, thotë KDI në reagim.

    KDI tregon se pavarësisht që projektligji u miratua për herë të dytë në Kuvend më 9 shkurt 2023, i njëjti u kontestua në Gjykatën Kushtetuese, e cila më 29 korrik 2024 vendosi që katër dispozita të këtij Projektligji t’i shpallë si jokushtetuese dhe bazuar në natyrën dhe rëndësinë e tyre, si dhe në shërbim të parimit të sigurisë juridike, të njëjtin e kishte shpallur si të pavlefshëm në tërësinë e tij.

    KDI vlerëson që “miratimi i këtij projektligji nga Qeveria, pa kaluar nëpër procesin e konsultimit publik përveç që përbën shkelje ligjore, tregon për një qasje të gabuar dhe jotransparente të qeverisë”.

    “Ne besojmë që transparenca, pjesëmarrja e publikut dhe llogaridhënia në vendimmarrje janë parime thelbësore për të garantuar qeverisje të mirë dhe të hapur dhe mbi të gjitha për të siguruar që projektligjet të bëhen në interes të publikut dhe të jenë më të zbatueshme”.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.