×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Kuvendi duhet të konstituohet – përgjegjësia kryesore bie mbi VV-në

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së sotme konstituive e cila erdhi pas dështimit të votimit të raportit të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve.

    Sipas KDI-së, me vetëm 52 vota pro – të pamjaftueshme për miratim – u dëshmua qartë se ekziston një mospërputhje mes deklarimeve publike të Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e shumicës së nevojshme dhe realitetit parlamentar.

    “Ndonëse të gjithë deputetët janë të obliguar të veprojnë në funksion të konstituimit të Kuvendit, mosdorëheqja formale e anëtarëve të qeverisë që kanë fituar mandat legjislativ ishte faktori kryesor që çoi në dështimin e sotëm të seancës. Në këtë kontekst, vlerësojmë se ky dështim nuk mund t’i faturohet vetëm opozitës, kur shumica pretendon se i ka votat, por është rezultat i keqmenaxhimit institucional dhe mungesës së përgatitjes ligjore nga ana e shumicës”.

    “Përpjekjet për përfshirjen e Presidentes për t’i dhënë drejtim procesit të konstituimit të Kuvendit, përveçse tërësisht të panevojshme, janë juridikisht të pavlefshme. Roli dhe kompetencat e Presidentes përfundojnë me thirrjen e seancës – ndërsa menaxhimi i saj është përgjegjësi ekskluzive e kryesuesit të seancës, Avni Dehari|.

    Ky institut konsideron se zgjidhja është e mundur dhe e domosdoshme

    “Vazhdimi i seancës duhet të thirret sa më parë, brenda afatit 48-orësh, për të mundësuar sërish mbledhjen e komisionit të përkohshëm, i cili duhet t’i shqyrtojë dhe verifikojë edhe një herë materialet përkatëse – të cilat duhet të jenë të plota. Më pas, është përgjegjësi e të gjithë 120 deputetëve që të votojnë pro raportit dhe të japin betimin. Në fund, LVV, si parti fituese, ka obligim të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – përmes diskutimeve, negocimit dhe kompromisit politik – në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve dhe të shmangen zgjedhjet e reja”, thuhet në reagimin e KDI-së.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.