×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI kërkon të merren masa disiplinore ndaj deputetëve që u konfrontuan sot në Kuvend

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), ka bërë të ditur se po përcjellë me shumë shqetësim degradimin e mospajtimeve mes deputetëve të subjekteve politike parlamentare deri në përplasje verbale mes tyr.KDI dënon sjelljet jo parlamentare në seancën e sotme, gjegjësisht konfrontimet verbale mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së gjatë interpelancës e cila shtjellonte një temë aq të ndjeshme për qytetarin e Kosovës siç është çështja e të pagjeturve.

    Përveç se janë të papranueshme, këto sjellje cenojnë vlerat themelore të demokracisë të cilat do të duhej t’i promovonte Kuvendi si organi më i lartë përfaqësues në vend. Ne ia rikujtojmë Kuvendit se ai duhet të shërbej si arenë e diskutimeve përmbajtësore drejt gjetjes së zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, e jo hapësirë që promovon sjellje e gjuhë joparlamentare që nuk gjenerojnë asgjë tjetër përveç se polarizim të mëtejmë shoqëror dhe thellim të krizës politike.

    KDI kërkon që në përputhje me Rregulloren të merren masa disiplinore ndaj deputetëve që penguan seancën e sotme kurse nga Kryesuesja e seancës të garantojë mbarëvajtjen e vazhdimit të seancës sipas Rregullores së Kuvendit.

    Reagimi i plotë:

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas...
    Të tjera
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës. Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.