Trepça e ka fituar lehtësisht takimin e parë të fazës “Play-Out” për Superligën e Kosovës në basketboll.
“Minatorët” triumfuan në Klinë ndaj Istogut me rezultat të lartë 99:70.
“Xehetarët” janë me një këmbë në Superligën e Kosovës në basketboll, ndonëse është edhe ndeshja e dytë ndaj “Troftave”.
Më meritori për këtë fitore të Trepçës ishte Dino Butorac që ka shënuar 42 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Drilon Hajrizi gjithashtu ka regjistruar 19 pikë, një pikë më pak e ka shënuar Stavros Toutzaiarkis.