Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev sot bëri të ditur se nga coronavirusi ka humbur jetën Goran Gjorgjev, të cilit para dy ditësh i vdiq edhe vëllai Marjan Gjergjev 26 vjet.
“Është ditë pikëllimi për Kavadarin tonë. Për fat të keq sot humbën edhe një të ri i cili nuk arriti ta luftojë pandeminë. Para dy ditësh e humbëm Marjan Gjergjev në moshë 26 vjeçare, ndërsa sot humbi jetën edhe vëllai Goran Gjergjev 21 vjeçar. Tragjedia është e madhe dhe nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojnë familjen në këto momente”, shkroi Jançev.
Ai bëri thirrje që të ruhemi në mënyrë që sa më shpejt të kalojnë këto ditë.