×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Katër vras*je për tri ditë në Kosovë, alarm për institucionet e sigurisë

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Në tri ditët e fundit, Kosova nuk gjeti qetësi.

    Katër persona kanë vdekur në tri raste të ndara si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Në Vushtrri, më 23 mars është vrarë një 19 vjeçar, ku dyshohet se dorasi të jetë bashkëmoshatar i tij, i cili është në paraburgim edhe e pranoi fajësinë.

    Një ditë me vonë, në Vushtrri sërish u dëgjua arma.

    Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet, ky rast ndodhi në fshatin Stanoc.

    Vrasja e dyfishtë nuk mbeti me kaq, ende pa u kaluar 24 orë, një person rreth të 60-ave vdiq në Prishtinë pas plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në rrugën “Rrustem Hyseni”.

    Këto ngjarje tragjike kanë ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik.

    Vrasjet kanë nxitur reagime të shumta nga psikolog, sociolog e njohës të sigurisë  të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe masa më të ashpra nga institucionet për të parandaluar dhunën e vazhdueshme.

     

    Ish zv-ministri i Brendshëm: Rritja e vrasjeve nga armët ilegale, shqetësuese për shtetin

    Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, për “Front Online” ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë.

    Hosha thotë se shumica e këtyre krimeve po kryhen nga përdorimi i armëve ilegale.

    “Rritja e numrit të vrasjeve që kryesisht po bëhet nga posedimi i armëve ilegale është shqetësuese. Korniza ligjore nuk është aq miqësore kundër veprave, pavarësisht kësaj rastet po ndodhin dhe janë në rritje e sipër”, shprehet Hoxha.

    Sipas tij, është urgjente që shteti të identifikojë dhe trajtojë këto probleme për parandalimin e vrasjeve me armët ilegale.

    “Shteti duhet të mendojë përveç ndëshkimit të procesit gjyqësor dhe dënimit duhet të mendoj edhe për format e tjera sociale edhe të arsimimit, rishikimi i kulikulave mësimore për edukimi e nxënësve nga cikli i ulët e më lartë, këshillimi pas konflikteve në shkollë. Shteti me urgjencë duhet ti identifikojë qartë këto probleme se është e patolerueshme të kemi çdo ditë viktima nga armët ilegale”, thotë Hoxha.

     

    Sociologia Ademi pas vrasjeve në Kosovë: Rritja e kriminalitetit tregon dështimin e sistemit të drejtësisë

    Kosova është tronditur nga katër vrasjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh në shoqëri.

    Sociologia Makfire Ademi në një prononcim për “Front Online” e ka cilësuar këtë rritje të kriminalitetit si një alarm për shtetin dhe shoqërinë.

    Ajo shton se kjo është një pasqyrë e dështimit të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në lidhje me masat dhe ndëshkimet për armëmbajtje pa leje.

     “Kosova u trondit nga vrasjet në ditët e fundit, këto vrasje në një intensitet një javor janë alarm për shoqërinë e sidomos për shtetin. Rritja e kriminalitetit është një tregues i mos funksionimit të sistemit të drejtësisë veçmas masave dhe ndëshkimeve ligjore për armë mbajtje pa leje. Armët janë prezentë kudo e nga kush do, kjo ka pasiguri për shoqërinë”, u shpreh ajo.

    Ademi ka numëruar edhe disa faktorë të tjerë.

    Faktorët janë të ndryshëm si të jashtëm edhe brendshëm që ndikojnë, ku rinia sot po kalojnë shumë kohë në lojëra të ndryshme kriminale, rrjetet sociale po i përcjellin me pamje krimi e përdorim armësh të cilat ndikojnë në sjelljet e njeriut”, deklaroi Ademi.

     

    Psikologu flet pas vrasjeve të fundit: Modelet e dhunshme në rrjetet sociale ndikojnë tek të rinjtë

    Pas katër vrasjeve që tronditën Kosovën brenda një jave, psikologu Rron Kastrati duke folur për “Front Online” ka shprehur shqetësimin e tij për përdorimin e armëve nga adoleshentët.

    Sipas Kastratit, ndikimi i modeleve të dhunshme në rrjetet sociale dhe mungesa e komunikimit në familje janë faktorë të rëndësishëm që çojnë në këto sjellje.

     “Përdorimi i armëve nga adoleshentet është fenomen shqetësues. Kërkojnë model për t’u ndjekur dhe këto promovojnë dhunë dhe përdorimin e armëve dhe adoleshentet i imitojnë këto sjellje. Modelet e rrjeteve sociale ndikojnë keq dhe i shtyjnë të rinj të veprojnë dhunshëm. Faktori edhe mbështetja familjare që s’kanë komunikim shumë me fëmijët dhe kjo i çon fëmijët të ndjekin shembullin e gabuar”, deklaroi ai.

    Ai gjithashtu përmendi varfërinë dhe papunësinë si kontribues të tjerë në rritjen e dhunës tek të rinjtë.

    “Varfëria, mungesa e arsimit, papunësia kontribuojnë në sjelljet  e dhunshme tek të rinjtë. Shteti duhet të merret me këto probleme”, u shpreh Kastrati.

     

    Njohësi i sigurisë: Vrasjet e shpeshta janë një alarm serioz, kërkohen masa urgjente

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë, duke i cilësuar ato si një alarm serioz për shoqërinë.

    Sipas Shalës, ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e dhunës dhe vrasjeve, duke përfshirë krimin e organizuar e problemet sociale.

    “Vrasjet brenda një periudhe të shkurtër, siç është 3 ditë, janë një shqetësim serioz për çdo shoqëri dhe mund të kenë shumë faktorë që ndikojnë në këtë situatë. Disa nga faktorët që mund të kontribuojnë në një rritje të dhunës dhe vrasjeve janë: Krimi i organizuar dhe bandat, problemet sociale dhe ekonomike, mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni, dhunë familjare dhe psikologjike, armatimi i paligjshëm”, u shpreh ai.

    Këto janë disa nga masat që duhet ti marr shteti, sipas njohësit të sigurisë, pas vrasjeve të fundit në vend.

    “Forcimi i zbatimit të ligjit, kontrolli i armëve dhe lufta kundër armëve të paligjshme, kampanja për edukimin dhe vetëdijen sociale, lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Shala.

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Kronika29 Mars 2025
    Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit një burrë nga Serbia ka hyrë me veturë me qëllimin të kontrabandimit të migrantëve. Në veturë e...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për “Front Online” ka folur lidhur me rritjen e çmimeve gjatë festës së...
    Kronika29 Mars 2025
    Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë të premten, pasi tek ai është gjetur një sasi  e materialit që përdoret në mjekësi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Nëse kokrrat tuaja të preferuara të kafesë janë zhdukur nga raftet, mos u shqetësoni – ato do të kthehen së shpejti. Mirëpo,...
    Kronika29 Mars 2025
    Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë të premten, pasi tek ai është gjetur një sasi  e materialit që përdoret në mjekësi...
    Kronika29 Mars 2025
    Është arrestuar një person në Gjakovë pasi kanosi zyrtarët policorë gjatë detyrës. Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, me vendim të...
    Lajme29 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxhiri, ka kritikuar rritjen e çmimeve në Kosovë, veçanërisht në prag të festave të Bajramit. “Rritja e...
    Sport29 Mars 2025
    FC Barcelona ka nisur punën për planifikimin e sezonit të ardhshëm, dhe një nga prioritetet e menaxhimit sportiv të udhëhequr nga Deco...
    Lajme29 Mars 2025
    Ka ndërruar jetë dr. Halide Haziri, specialiste e dermatologjisë. Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerës, të cilët kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.