×
  • Lajme
  • Lajme

    “Katër vjet pa funksionalitet”, Deliu kritikon Qeverinë për pagat dhe gjendjen në FSK

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë për muajin shtator – në fund të këtij muaji siç parashihet me ligj – duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë e qartë e mungesës së funksionalitetit të shtetit. 

    Sipas Deliut, qeveria ka treguar neglizhencë dhe mungesë kompetence në menaxhimin e financave publike, gjë që ua ka vonuar pagat rreth 82 mijë shërbyes civilë.

    “Unë kam qenë e vetëdijshme, për mua nuk është që ka ndodh ndonjë absurditet i madh, sepse vetëm funksionalitet të shtetit këtë kohën e fundit, dhe këto katër vite të Qeverisë nuk e kemi pa.
    Dhe këtë de-funksionalitet e shohim në çdo segment të shoqërisë.

    Ajo shtoi se kjo situatë është një tregues i nivelit shqetësues me të cilin funksionojnë pjesëtarët e FSK-së.

    “Shqetësimet brenda FSK dhe largimi i pjesëtarëve dhe braktisja e FSK kanë qenë tema të përhershme që i kemi përmendur si opozitë. Edhe për shkak të nivelit të cilit FSK-ja duhet ta ketë në vitin 2024, një forcë që ka qenë krenari e Kosovës me miqtë dhe aleatët tanë. Absolutisht që është në nivel që Qeveri ame politika ad-hoc ta kthejë ushtarin e Kosovës, për të cilin ne krenohemi i madh i vogël, në  një pozitë të tillë, sa ata të bëhen fokus i mediave vendore e ndërkombëtare se si ushqehet ushtari i FSK-së. Për mua është shqetësim nivelin me të cilin funksionojnë pjesëtarët e FSK-së”, ka shtuar Deliu. /Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.