×
  • Opinione
  • Opinione

    Katër të përbashkëtat e dy luftërave

    Blerim Shala
    11 Tetor 2024

    Shkruan: Blerim Shala

    Dy luftërat e tri viteve të fundit në botë, ajo në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, janë së bashku, kërcënimi më i madh për sigurinë ndërkombëtare që nga përmbyllja e Luftës së Ftohtë, teksa ka njohës të rrethanave ndërkombëtare të cilët madje pohojnë që këto konflikte të mëdha janë të paprecedent që nga viti 1945, kur mori fund Lufta e Dytë Botërore.

    Zatën, disa herë gjatë Luftës në Ukrainë, duke ditur potencialin bërthamor të Rusisë, është përmendur mundësia e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga ana e Moskës zyrtare, e cila pastaj do të mund t’i hapte dyertë e ferrit të Luftës së Tretë Botërore.

    Bob Woodward, gazetari dhe publicisti i njohur amerikan, në librin e tij më të ri ‘War’ të publikuar këto ditë, pohon që në muajin shtator të vitit 2022, në Shtëpinë e Bardhë është vlerësuar që gjasat janë 50:50 që Rusia do të fillojë të përdorë armët bërthamore dhe që vetëm një reagim i prerë i Washingtonit e ka ndalur Rusinë.

    Poashtu, shpeshherë që prej se nisi lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit në Gaza (të Palestinës), është zënë në gojë mundësia që ky konflikt të merr përmasa rajonale, kur dihet përfshirja e Iranit në Gaza, në Liban dhe në Jemen.

    Edhe pse Lufta në Ukrainë dhe kjo në Lindjen e Mesme, kanë dallimet e shumta dhe veçoritë e tyre, rrënjët e të të cilave janë historike dhe politike, duket se këto (luftëra), kanë edhe shumë elemente të përbashkëta të cilat do të mund të përmenden në këtë shkrim:

    E përbashkëta e parë, mbase, më kryesorja është që si në shembullin e Ukrainës, si në atë të Gazës, dihet qartë se kush është shkaktar i këtyre luftërave. Nuk ka këtu asgjë të panjohur. Fajtorët primar apo kryesor janë evident: Agresioni i Rusisë mbi Ukrainën dhe sulmi terrorist i Hamasit në Izraelin Jugor.

    Si janë zhvilluar më pas këto përplasje të përgjakshme, kjo është e njohur për të gjithë.

    E përbashkëta e dytë, që është pasojë e rrjedhës së luftërave prej nisjes së tyre e tutje, gjë që është lajm shumë i keq, është që askush sot, në ato qendrat e vendimmarrjes në të katër anët e Botës, nuk e di se si do t’i vie fundi këtyre luftërave. Nuk shihet që ka fare vullnet, tek palët ndërluftuese, por edhe në kryeqendrat e Perëndimit dhe të Lindjes, për ta gjetur një epilog paqësor të këtyre konflikteve tragjike, të cilat pa kurrfarë dyshimi, do të lënë prapa pasoja politike dhe ekonomike disadekadëshe, edhe nëse brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore do të gjindet solucioni për paqe afatgjatë.

    E përbashkëta e tretë e këtyre dy luftërave është që ato kanë pasur si shtytësin e parë atë bindjen e kryeshkaktarëve të tyre (apo, të Rusisë dhe Iranit), që ‘Shekulli Amerikan’ në Botë ka marrë fund, që Amerika është në rënie e sipër si një superfuqi politike dhe ekonomike, dhe që në vijim, mund të nisin ballafaqimet politike dhe ushtarake për ndryshimin substancial të ‘Hartave gjeopolitike’ në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

    Mbase, ai momenti që shtyu Moskën dhe Teheranin për t’i vënë pikë analizave të tyre për rrjedhat në Botë, apo, për rolin amerikan në to, përkonte me ato tabllot e largimit ‘këmbë e krye’ (si thuhet), të forcave amerikane nga Afganistani, në verën e vitit 2021, pak ditë para se të shënohej njëzet vjetori i sulmit terrorist të Al Qaida-s (me 11 shtator, 2001).

    Rusia dhe Irani, ralisht, si armik kryesor në luftërat e tyre, nuk e kanë Ukrainë dhe Izraelin.

    Krye-armiku në këtë aspekt janë pikërisht SHBA-ja.

    As Ukraina dhe as Izraeli nuk do të mund të mbroheshin fillikat vet nga Rusia dhe Irani, po mos të ishte Amerika.

    E përbashkëta e katërt e këtyre luftërave është mëkëmbja e Perëndimit, veçmas e SHBA-së, në Administratën e Presidentit Biden, dhe gatishmëria për të qenë faktor kyç për ta shmangur skenarin më të keq të mundshëm në te dy rastet, dhe për të qenë dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha gjeo-politike në Botë.

    Aleanca Veri-Atlantike është më e unifikuar se kurrë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, Suedia dhe Finlanda i janë bashkuar asaj, teksa në rastin e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Serbisë, të gjitha shtetet duan që të hynë nën ‘ambrellën’ e sigurisë të Paktit NATO.

    Nga Rubrika
    Opinione20 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mosrespektimi ose shpërfillja e simboleve shtetërore nga një parti politike pjesë e sistemit politik shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë...
    Opinione19 Dhjetor 2024
    Shkruan: Albert Prenkaj Në dritën e pritjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe ndryshimeve në pozitat kyçe...
    Opinione18 Dhjetor 2024
    Shkruan Blerim Shala:  Sekush që përpiqet të përcjell me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë duke i analizuar ato në një perspektivë disavjeçare...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.