×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Katër shtetet e Evropës që nuk e kanë kaluar pragun kritik të koronavirusit

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Vetëm katër shtete evropiane kanë një nivel poshtë kritikes për rastet me Covid-19, sipas shifrave të fundit.

    Pragu i alarmit të koronavirusit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) është 20 raste për 100,000 njerëz në një mesatare shtatë ditore.

    Përtej kësaj, thotë agjencia, Covid-19 ka një probabilitet shumë të lartë të infeksionit, ndërsa grupet vunerabël përballen me një rrezik të theksuar.

    Situata duket e pasigurt. Vetëm Gjermania ka (18.4 raste për 100,000), Finlanda (15.5), Qipro (14.6) dhe Norvegjia (13.9), pra janë nën pragun e rrezikut, treguan të hënën të dhënat e ECDC.

    Në skajin tjetër të shkallës, janë Republika Çeke (167.6), Hollanda (140.3) dhe Franca (120.3). Shkalla e vdekjes është gjithashtu në rritje në Evropë.

    Por teksa kontinenti po përballet me shifra shqetësuese, shtetet po vendosin kufizime të reja në mënyrë që të frenojnë përhapjen e virusit.

    Në Irlandë, Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit Publik, ka rekomanduar vendosjen e të gjithë vendit në nivelin më të lartë të kufizimeve. Islanda ka lajmëruar një sërë rregullash të reja, përfshirë kufizimet e tubimeve.

    Parisi është në prag të një bllokimi të ri, me zonën më të madhe të Parisit të klasifikuar si një zonë “alarmi maksimal”. Republika Çeke ka hyrë në një gjendje të jashtëzakonshme.

    Rrethet qendrore në Berlin janë klasifikuar si zona me rrezik, ndërkohë Madridi është kryeqyteti i parë evropian që u izolua sërish./A2CNN

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Bitcoin pësoi një rënie pasi investitorët iu përgjigjën debatit presidencial amerikan midis kandidates demokrate, Kamala Harris dhe rivalit republikan, Donald Trump, i...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.