×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Katër raste të dhu’nës në familje në rajonin e Prishtinës

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës janë në raportin 24 orësh të policisë.

    Në Lipjan një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar me mjet të fortë dy burra tjerë.

    “Lipjan 20.10.2024-10:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    Në Obiliq një grua e ka sulmuar një tjetër.

    “Obiliq 20.10.2024-15:56. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë, ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

    Një burrë në Prishtinë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar një grua. Ai është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 18.10.2024-01:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me datë 21.10.2024 i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

    Po ashtu një grua ka raportuar se ka dhunë psikike dhe është kërcënuar nga një burrë.

    “Prishtinë 20.10.2024-17:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psiqike dhe është kërcënuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, thotë për FrontOnline, se arsye se përse Qeveria Kurti nuk ka bërë themelimin e fondeve...
    Kronika21 Tetor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “HETIM I VDEKJES- Prishtinë 20.10.2024-20:00. Është...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Sot nga ora 09:30 do të bëhet hapja e edicionit të dhjetë të Shkollës Diplomatike. Ceremonia hapëse organizohet nga Akademia Diplomatike dhe...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Nayden Todorov, do të vijë sot për vizitë në Kosovë. Todorovi do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi...
    Lajme21 Tetor 2024
    Gojën e kishte plotë me premtime për themelimin e disa fondeve që do të ndikonin në jetën e qytetarëve të Kosovës, por...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ngjarjet për sot: 09:30- Akademia Diplomatike (MPJD), në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, organizon ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Halil Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë...
    Lajme21 Tetor 2024
    Të hënën mbi vendin tonë, parashihet të mbizotërojë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri ne...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.