Policia e Kosovës i ka iniciuar katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Tri nga këto raste raportohet të jenë sulme fizike dhe një tjetër dhunë psikike, shkruan Front Online.
“ Prishtinë / 08.05.2024 – 03:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Prishtinë / 08.05.2024 – 19:30. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është në kërkim policorë përderisa rasti vazhdon të hetohet”.
“Prizren / 07.05.2024 – 18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”.
“Pejë / 07.05.2024. Më 08.05.2024 viktima femër kosovare ka deklaruar në polici se ka pasur dhunë psikike duke mos u lejuar të kthehet në shtëpi nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.