Katër persona(tre meshkuj dhe një femër) raportohet të jenë larguar dje nga enti special në Shtime.
Kjo është bërë e ditur me anë të raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë, janë njoftuar njësitë policore.
Rasti është hapur si “person i zhdukur”.
“Rr.Tahir Sinani, Shtime 03.02.2023-16:00. Raportohet se nga Enti Special, janë larguar tre meshkuj dhe një femër. Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online